Dy drerë të mëdhenj i ranë interfonit, më pas kapërcyen gardhin

Life/Bizare

Një vizitë e pazakontë ka ndodhur herët në mëngjes pranë Varshavës, ku dy dre të mëdha u shfaqën para një shtëpie dhe madje duket se “i ranë” interfonit. Sipas pamjeve të publikuara, njëra prej kafshëve ka gjasa ta ketë shtypur aksidentalisht butonin me turirin e saj, pasi të dyja u afruan te hyrja e pronës. […]

Madhësia e shkronjave

Një vizitë e pazakontë ka ndodhur herët në mëngjes pranë Varshavës, ku dy dre të mëdha u shfaqën para një shtëpie dhe madje duket se “i ranë” interfonit.

Sipas pamjeve të publikuara, njëra prej kafshëve ka gjasa ta ketë shtypur aksidentalisht butonin me turirin e saj, pasi të dyja u afruan te hyrja e pronës.

Kur askush nuk u përgjigj, kafshët nuk u larguan. Ato kapërcyen lehtësisht gardhin dhe hynë në kopshtin e shtëpisë.

Më vonë, pronarët hapën portën automatike në përpjekje për t’u krijuar një dalje, por dy drerët nuk shfrytëzuan portën.

Në vend të kësaj, kafshët u kthyen te gardhi dhe e kapërcyen sërish, këtë herë nga ana e kopshtit, duke u larguar nga prona.

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të sjelljes së pazakontë të dy kafshëve, të cilat për pak kohë u shndërruan në “mysafirë” të papritur të shtëpisë. /Telegrafi/