Duket si lodër, por mund të drejtohet – kjo është vetura më e ngushtë në botë

Life/Bizare

Andrea Marazzi, 31 vjeç, nga Italia, ka hyrë në Guinness me një makinë të pazakontë: një Fiat Panda të modifikuar, me gjerësi vetëm rreth 50.2 centimetra. Marazzi, i cili punon në çmontimin dhe riciklimin e automjeteve, e rindërtoi makinën duke e bërë jashtëzakonisht të ngushtë, por gjithsesi të aftë për t’u drejtuar. Edhe pse makina […]

Madhësia e shkronjave

Andrea Marazzi, 31 vjeç, nga Italia, ka hyrë në Guinness me një makinë të pazakontë: një Fiat Panda të modifikuar, me gjerësi vetëm rreth 50.2 centimetra.

Marazzi, i cili punon në çmontimin dhe riciklimin e automjeteve, e rindërtoi makinën duke e bërë jashtëzakonisht të ngushtë, por gjithsesi të aftë për t’u drejtuar.

Edhe pse makina mund të lëvizë, ai e nxjerr vetëm në panaire, evente dhe demonstrime të kontrolluara, për shkak të përmasave dhe karakteristikave të saj të pazakonta.

“Për mua do të thotë shumë, sepse kjo makinë ka bërë kaq shumë njerëz të buzëqeshin. Pjesa më e mirë është se nuk është vetëm një arritje teknike, por edhe një projekt argëtues dhe pozitiv që njerëzit e kuptojnë dhe e shijojnë menjëherë”, tha Marazzi.

Ky projekt e ktheu një makinë të zakonshme në një prej automjeteve më të pazakonta në botë, duke i siguruar Marazzit rekordin për makinën më të ngushtë që mund të drejtohet.