BMW ekspozon për herë të parë të gjitha 20 veturat ‘artistike’

Teknologji

Për të festuar 50-vjetorin e koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih po organizon ekspozitën “BMW Art Cars – 20 Artists, 50 Years of Innovation. Reunited at BMW Welt”, e hapur nga 29 korriku deri më 31 gusht 2026. Për herë të parë, të gjitha 20 veturat artistike të BMW-së, të njohura si “skulptura […]

Madhësia e shkronjave

Për të festuar 50-vjetorin e koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih po organizon ekspozitën “BMW Art Cars – 20 Artists, 50 Years of Innovation. Reunited at BMW Welt”, e hapur nga 29 korriku deri më 31 gusht 2026.

Për herë të parë, të gjitha 20 veturat artistike të BMW-së, të njohura si “skulptura mbi rrota”, janë ekspozuar së bashku në një vend.

Ekspozita shënon edhe përmbylljen e turneut botëror BMW Art Car World Tour, i cili vizitoi më shumë se 30 vende.

Koleksioni nisi në vitin 1975, kur artisti Alexander Calder pikturoi një BMW 3.0 CSL për garën 24 Orët e Le Mans.

Që atëherë, modele të BMW-së janë shndërruar në vepra arti nga emra të njohur si Andy Warhol, Roy Lichtenstein, David Hockney, Jeff Koons, Olafur Eliasson dhe Julie Mehretu, autorja e veturës më të fundit artistike të bazuar në BMW M Hybrid V8. /Telegrafi/