Honor po përgatitet të lansojë modelin X9e Pro në Malajzi dhe ka filluar të japë informacione paraprake (teasers) për pajisjen në rrjetet sociale.
Telefoni pritet të dalë në treg javën e ardhshme, por tashmë kanë dalë në internet disa detaje rreth tij para prezantimit zyrtar.
Sipas faqes zyrtare të Honor në Malajzi, Honor X9e Pro do të prezantohet në këtë vend më 24 shtator.

Ai do të jetë i disponueshëm në ngjyrat: Dawn Gold (ar në nuancën e agimit), Midnight Black (e zezë e thellë), Reddish Brown (kafe në të kuqërremtë) dhe Royal Purple (vjollcë mbretërore).
Honor ka theksuar gjithashtu qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të telefonit, përfshirë aftësinë për t’u zhytur në ujë të nxehtë.
Materialet promovuese konfirmojnë gjithashtu se Honor X9e Pro do të vijë me një sistem kamerash të dyfishta në pjesën e pasme, ku kamera kryesore do të ketë një sensor 108 MP.
Ndërkohë, një burim lajmesh nga Malajzia ka zbuluar veçoritë kryesore të modelit të ardhshëm X9e Pro.
Pajisja do të ketë një bateri të madhe prej 11,000 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë me kabllo 80 W.
Gjithashtu, thuhet se telefoni do të ofrojë një ekran me shkëlqim maksimal deri në 10,000 nits. /Telegrafi/





