Arsenali arrin marrëveshje për kushtet personale me Vinicius Jr

Sport

Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se kampioni i Ligës Premier ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin brazilian për kushtet personale. Sipas mediumit Hand of Arsenal, “Topçinjtë” kanë bërë përparim prapa skenave, duke arritur një marrëveshje bazë për kontratën me […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se kampioni i Ligës Premier ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin brazilian për kushtet personale.

Sipas mediumit Hand of Arsenal, “Topçinjtë” kanë bërë përparim prapa skenave, duke arritur një marrëveshje bazë për kontratën me reprezentuesin brazilian. Tani, pengesa kryesore mbetet negocimi me Real Madridin.

Raporti shton se Roc Nation, agjencia që përfaqëson Viniciusin, është duke u përgatitur të nisë bisedimet me klubin madrilen, duke pasur në tavolinë atë që është përshkruar si një “ofertë monstruoze” nga Arsenali.

Megjithatë, edhe pse marrëveshja për kushtet personale do të ishte një hap i rëndësishëm, transferimi ende është shumë larg përfundimit.

Arsenali duhet ende të arrijë marrëveshje me Real Madridin, ku Vinicius vazhdon të jetë nën kontratë.

Një marrëveshje e tillë pritet të kërkojë një nga paketat më të mëdha financiare në historinë e Ligës Premier, si për sa i përket dëmshpërblimit të transferimit, ashtu edhe pagës së lojtarit.

Sipas raportimeve, hapi i radhës varet nga Viniciusi dhe negociatat që do të zhvillohen mes përfaqësuesve të tij dhe klubit madrilen.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, dhe drejtuesit e klubit e kanë vendosur forcimin e repartit ofensiv si një nga prioritetet kryesore këtë verë, teksa synojnë të ndërtojnë mbi suksesin e fitimit të titullit Ligës Premier sezonin e kaluar./Telegrafi/