Ukraina ka përdorur me sukses një dron të ri interceptor për të rrëzuar një mjet ajror rus me motor reaktiv, duke shënuar ndërhyrjen e dytë të këtij lloji brenda së njëjtës ditë.
Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili publikoi edhe pamjet e momentit të interceptimit, transmeton Telegrafi.
“Sot kemi parë tashmë përdorimin e dytë të suksesshëm të një droni të ri ukrainas interceptor nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Personeli i kundërzbulimit ushtarak të SSU-së goditi me sukses një dron rus Geran-5 me motor reaktiv”, shkroi Zelenskyy në X.
Sipas presidentit ukrainas, droni interceptor është zhvilluar nga kundërzbulimi ushtarak i SSU-së për t’u përballur me dronët rusë me motor reaktiv, përfshirë variantet e familjes Shahed.
Më herët gjatë 19 shtatorit, Zelenskyy kishte njoftuar për përdorimin e parë të suksesshëm të këtij sistemi të ri, duke e paraqitur atë si një mjet të ri të Ukrainës për të luftuar dronët rusë me shpejtësi më të lartë. /Telegrafi/






