Nga Romero te Huijsen, Real Madridi publikon ankesat për gjykim pas humbjes nga Atletico Madridit

Sport

Real Madridi ka reaguar ashpër pas humbjes 2-1 ndaj Atlético Madridit në derbin e zhvilluar në “Metropolitano”, duke kritikuar publikisht vendimet e gjyqtarit Ortiz Arias dhe ekipit të VAR-it. Klubi madrilen ka publikuar raportin e tij zyrtar të ndeshjes me titullin “Gjykim i dëshpëruar vendosi derbin”, duke pretenduar se disa vendime të gjyqtarëve ndikuan drejtpërdrejt […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka reaguar ashpër pas humbjes 2-1 ndaj Atlético Madridit në derbin e zhvilluar në “Metropolitano”, duke kritikuar publikisht vendimet e gjyqtarit Ortiz Arias dhe ekipit të VAR-it.

Klubi madrilen ka publikuar raportin e tij zyrtar të ndeshjes me titullin “Gjykim i dëshpëruar vendosi derbin”, duke pretenduar se disa vendime të gjyqtarëve ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën dhe rezultatin e takimit.

Reali veçon fillimisht një episod në minutën e 35-të, kur Cristian Romero goditi me gju Jude Bellinghamin gjatë një dueli. Ortiz Arias i dha fillimisht karton të verdhë Bellinghamit, ndërsa më pas u thirr nga VAR-i për ta rishikuar incidentin. Pas pamjeve, kartoni i Bellinghamit u anulua, por Romero nuk u përjashtua.

Klubi madrilen vë në dukje edhe një tjetër episod në pjesën e parë, kur Kang-in Lee shkeli në kyçin e këmbës së Federico Valverdes. Sipas Real Madridit, gjyqtari ishte shumë pranë aksionit, por nuk dha karton dhe as VAR-i nuk ndërhyri. Klubi i konsideron këto dy raste si vendime që mund të kishin ndikuar në vazhdimin e ndeshjes.

Kritika kryesore e Real Madridit lidhet me episodin e minutës së 50-të. Ortiz Arias akordoi penallti për Atlético Madridin pas ndërhyrjes së Dean Huijsen ndaj Giuliano Simeones. Fillimisht mbrojtësi i Realit u ndëshkua me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it gjyqtari e rishikoi aksionin dhe e ndryshoi vendimin në karton të kuq.

Alejandro Grimaldo e shndërroi penalltinë në gol për 1-0 dhe Atlético e shfrytëzoi epërsinë numerike për të marrë avantazhin në derbi. Real Madridi pretendon se këtu qëndron edhe problemi kryesor: sipas klubit, situatat e Romeros dhe Kang-in Lee nuk morën të njëjtin trajtim nga gjyqtarët si ajo e Huijsenit.

“Të dy vendimet shënuan ndeshjen”, është një nga qëndrimet e forta të klubit në raportin zyrtar, ku gjykimi paraqitet nga Real Madridi si një faktor që ndikoi në humbjen në “Metropolitano”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe trajneri José Mourinho pas ndeshjes. Portugezi kritikoi Ortiz Arias dhe gjyqtarin e VAR-it, Trujillo Suárez, duke vënë në pikëpyetje kriterin e përdorur në disa prej episodeve të diskutueshme të derbit.

Atlético Madrid në fund fitoi 2-1, por pas ndeshjes fokusi në kampin madrilen nuk ishte vetëm te rezultati, por edhe te vendimet e arbitrimit që klubi i konsideron të diskutueshme dhe me ndikim në rrjedhën e takimit. /Telegrafi/