Jared Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trump, është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale për shkak të ndryshimit të dukshëm në buzëqeshjen dhe pamjen e dhëmbëve të tij.
Gjatë një paraqitjeje publike në Kiev, disa përdorues vunë re se dhëmbët e tij dukeshin shumë të bardhë, të rregullt dhe më të theksuar se më parë, duke ngritur dyshime për një ndërhyrje estetike dentare.

Një stomatologe dhe specialiste e estetikës mjekësore nga Londra, e kontaktuar nga Irish Star, tha se pamja e dhëmbëve mund të jetë në përputhje me faseta ose kurora dentare, por theksoi se nuk mund të përcaktohet me siguri vetëm nga fotografitë dhe videot.
Sipas saj, dhëmbët e përparmë të Kushnerit duken veçanërisht të bardhë, të njëtrajtshëm dhe disi më të mëdhenj në raport me gojën.
Megjithatë, ajo sqaroi se një pamje e tillë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ndërhyrja është bërë keq, pasi zgjedhja e një buzëqeshjeje më të bardhë dhe të theksuar është edhe çështje preference personale.
Sa i përket kostos, stomatologia vlerësoi se një ndërhyrje estetike në dhëmbët e dukshëm në një klinikë të nivelit të lartë në ShBA mund të kushtojë rreth 10–20 mijë dollarë, teksa një rikonstruksion i plotë i buzëqeshjes mund të arrijë në 30–50 mijë dollarë.
Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim publik se Kushner ka kryer një ndërhyrje të tillë dentare. /Telegrafi/





