Ferran Torres dhe Marquinhos vendosin derbin, PSG mposht Marseille

Sport

Paris Saint-Germain ka fituar derbin e madh francez ndaj Marseille, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë të Ligue 1. Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë. PSG arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 66-të, kur Ferran Torres […]

Madhësia e shkronjave

Paris Saint-Germain ka fituar derbin e madh francez ndaj Marseille, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së pestë të Ligue 1.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë.

PSG arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 66-të, kur Ferran Torres u ngrit më lart se mbrojtësit dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Marseille reagoi shpejt dhe vetëm gjashtë minuta më vonë e barazoi rezultatin. Angel Gomes realizoi një aksion individual të bukur dhe me një goditje të saktë nga brenda zonës e mposhti portierin Matvey Safonov për 1-1.

PSG nuk u dorëzua dhe në minutën e 74-të e riktheu epërsinë. Pas një topi të mbetur në zonë, Marquinhos reagoi më shpejt se të gjithë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 2-1.

Situata u bë edhe më e vështirë për Marseille në minutën e 77-të, kur Timothy Weah mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Marseille pati mundësi për të reaguar, ndërsa Pierre-Emile Højbjerg rrezikoi me një goditje nga jashtë zonës, por Safonov bëri një pritje të shkëlqyer.

Në anën tjetër, PSG pati mundësi ta mbyllte ndeshjen, por Maghnes Akliouche dhe Nuno Mendes nuk arritën të gjenin golin e tretë.

Me këtë fitore, PSG merr fitoren e dytë në këtë edicion të Ligue 1 dhe ngjitet në vendin e gjashtë me tetë pikë pas pesë xhirove. Marseille, ndërkohë, vazhdon krizën në fillim të sezonit dhe mbetet në vendin e 17-të me vetëm tri pikë. /Telegrafi/