Muhammed Eshter, mjeshtër nga Halepi i Sirisë, ka më shumë se 50 vjet që merret me përpunimin dhe gdhendjen e metalit.
Ai e ndërthur talentin për pikturën me punën artizanale, duke krijuar modele dhe dekorime të frymëzuara nga xhamitë, pazaret historike dhe veprat e vjetra të Halepit.

Eshter fillimisht përgatit modelet me dorë, ndërsa më pas përdor edhe makineri për prodhimin e kallëpeve dhe punimeve të ndryshme.
Pavarësisht teknologjisë, ai thekson se puna me dorë mbetet e domosdoshme në fazat përfundimtare të përpunimit.
Mjeshtri dëshiron që të rinjtë ta mësojnë këtë zanat të rrallë, në mënyrë që tradita e përpunimit artizanal të metalit të mos zhduket. /AA/





