Për ditëlindjen e parë të vajzës bëri një tortë të pazakontë, njerëzit pyesin: A është shaka?

Life/Bizare

Influencuesja amerikane, Bridget Levine tërhoqi vëmendjen me një video ku tregoi tortën e pazakontë që përgatiti për ditëlindjen e parë të vajzës së saj. Në vend të një torte klasike me miell dhe sheqer, ajo përgatiti një “tortë” me shalqi, të cilën e mbuloi me krem të bërë nga palca e eshtrave. Veprimi i saj […]

Madhësia e shkronjave

Influencuesja amerikane, Bridget Levine tërhoqi vëmendjen me një video ku tregoi tortën e pazakontë që përgatiti për ditëlindjen e parë të vajzës së saj.

Në vend të një torte klasike me miell dhe sheqer, ajo përgatiti një “tortë” me shalqi, të cilën e mbuloi me krem të bërë nga palca e eshtrave. Veprimi i saj shkaktoi reagime të ndara në rrjetet sociale.

Levine rishpërndau një video të publikuar në janar, në të cilën tregonte përgatitjen e kësaj ëmbëlsire të pazakontë. Fillimisht ajo preu shalqirin, më pas piqte palcën e eshtrave dhe e përziente derisa të merrte një masë kremoze. Më pas këtë masë e vendosi mbi shalqi, ndërsa vajza e saj e hëngri tortën me shumë kënaqësi.

“Refuzova t’i bëja fëmijës tim një tortë plot me sheqer dhe miell, ndaj e mbulova shalqirin me palcë eshtrash”, shpjegoi Levine. Ajo tha se palcën e kishte pjekur dhe përzier derisa u bë kremoze, duke shtuar se kështu trupi në zhvillim i vajzës do të merrte lëndët ushqyese të nevojshme.

Palca e eshtrave është një ind i butë që gjendet brenda kockave të kafshëve. Ajo përmban një sasi të madhe yndyre, si dhe proteina, vitamina dhe minerale. Artikulli thekson se, megjithëse është një ushqim i pasur me vlera ushqyese, pretendimi se fëmijët kanë nevojë për të si burim të “lëndëve ushqyese të domosdoshme” nuk duhet të merret si rekomandim mjekësor.

Kombinimi i pazakontë shkaktoi shumë komente në rrjetet sociale. “Kjo është shaka, apo jo?”, shkroi një ndjekës. Të tjerë e krahasuan tortën me ushqim për qen, arinj apo edhe dinosaurë, ndërsa disa komentuan se ajo dukej si një vakt ditëlindjeje për një qen të moshuar. Megjithatë, kishte edhe ndjekës që e përgëzuan Levine për qasjen kreative ndaj ushqimit për fëmijët.

Bridget Levine është krijuese amerikane e përmbajtjes dhe nënë e dy fëmijëve nga San Diego. Në rrjetet sociale ajo publikon këshilla për mëmësinë, ushqimin e fëmijëve, vaktet familjare dhe aktivitetin fizik. Në Instagram ka më shumë se 200 mijë ndjekës. /Telegrafi/