Pasi konfirmoi pak javë më parë se është në një lidhje dashurie, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka publikuar fotografinë e parë krah partnerit të saj.
Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, Dolce shihet e përqafuar nga partneri, por ajo ka zgjedhur të mos zbulojë fytyrën apo identitetin e tij.

Krahas fotografisë, ajo ka shkruar në latinisht “Omnia cum tempore”, që në shqip do të thotë “Çdo gjë me kohën e vet”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime, ndërsa identiteti i partnerit të Dolces mbetet ende i panjohur. /Telegrafi/





