Ylli i Shqipërisë ‘shpërthen keq’ pas mosftesës: Po rri urtë se e di veten, historia nuk harrohet

Sport

Sulmuesi Jasir Asani ka reaguar ashpër pasi përzgjedhësi i Shqipërisë Maran nuk e ftoi për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Asani e ka nisur për mrekulli sezonin në Iran, megjithatë duket se niveli i ligës iraniane ka qenë shkaktare që Maran nuk e konsideroi fare si pjesë për planet e së ardhmes. 31-vjeçari nuk ka […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Jasir Asani ka reaguar ashpër pasi përzgjedhësi i Shqipërisë Maran nuk e ftoi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Asani e ka nisur për mrekulli sezonin në Iran, megjithatë duket se niveli i ligës iraniane ka qenë shkaktare që Maran nuk e konsideroi fare si pjesë për planet e së ardhmes.

31-vjeçari nuk ka humbur kohë duke e “thumbuar” Maran përmes disa storieve në profilin e tij në Instagram.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, pjesë e listës së Shqipërisë nuk ka qenë as Armando Broja i Burnleyt, me përzgjedhësi Maran që shtoi se ka diskutuar me lojtarin dhe ka qenë zgjedhje taktike.

Përndryshe, Shqipëria ndodhet në grupin C të Ligës së Kombeve në grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon./Telegrafi/