Përgjegjësia për vendimin e Hagës, deputeti i LVV: Le të nisim me ata që votuan themelimin e Speciales

Nacionale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj kërkesës së veteranëve të UÇK-së për dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Rrustemi ka thënë se, nëse kërkohet përgjegjësi institucionale dhe shoqërore për vendimin e 16 shtatorit, atëherë duhet të nisë edhe nga deputetët që votuan amendamentin kushtetues […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj kërkesës së veteranëve të UÇK-së për dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Rrustemi ka thënë se, nëse kërkohet përgjegjësi institucionale dhe shoqërore për vendimin e 16 shtatorit, atëherë duhet të nisë edhe nga deputetët që votuan amendamentin kushtetues për themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Nëse dëshironi të kalojmë te përgjegjësia brenda nesh si shoqëri dhe institucione për vendimin e 16 shtatorit, atëherë le të fillojmë duke propozuar një ligj që ndalon funksione publike dhe përfaqësim zyrtar të Republikës së Kosovës të atyre që e kanë votuar amandamentin 24 të Kushtetutës duke i themeluar Dhomat e Specializuara më 3 gusht 2015. Si thoni?”, ka shkruar Rrustemi.

Reagimi i tij vjen pas kërkesës së organizatave të dala nga lufta për dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në vazhdën e reagimeve pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.