Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan për zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës, duke u ndalur te pensionimet e disa prej futbollistëve, prurjet e reja dhe pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Lavdim Pireva ka folur fillimisht për pensionimin e Valon Berishës dhe Fidan Alitit nga Kosova, duke vlerësuar kontributin e dyshes ndër vite për fanellën dardane.
“Sot e patëm edhe pensionimin e dy lojtave shumë të rëndësishëm të Kombëtares të Kosovës si Valon Berisha dhe Fidan Aliti. Dytë prej fillimeve të para, që 10 vite pjesë e ekipit, një kontribut i jashtëzakonshëm”.
“Valon Berisha, një mesfushor që ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme, domethënë Red Bull Salzburg, Lazio klube të respektuara evropiane e pastaj në Austri, luan në Zvicër në ekipe në Gjermani shkon të Bundesligë, në Reims Ligue One domethënë, ai është duke vazhduar duke luajtur te Zurichu, një karrierë shumë të mirë, po edhe me Kosovën”.
“Pastaj Fidan Aliti, ndoshta jo i llogaritur gjithmonë si lojtar startues, po sa herë është ftuar në detyrë ka qenë prej më të mirëve, sidomos në këtë kampanjën e fundit”, tha Pireva mes tjerash.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/






