Harry Kane ka shkruar edhe një herë historinë në Bundesliga, pak kohë pasi iu përgjigj komenteve të fundit të Lamine Yamalit rreth garës për Topin e Artë 2026.
Për më pak se një muaj, London Palladium do të mirëpresë futbollistët më të mirë nga e gjithë bota për ceremoninë e Topit të Artë 2026.

Në mesin e favoritëve për ta fituar çmimin këtë vit është edhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili iu përgjigj komenteve të fundit të Yamalit pasi të premten shkroi historinë duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin kuotën e 100 golave në Bundesliga. Ai e arriti këtë shifër në vetëm 98 paraqitje.
Në sezonin 2025/26, Kane zhvilloi atë që padyshim ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij, duke shënuar 73 gola dhe dhuruar tetë asistime në 65 paraqitje me Bayern Munichun dhe Anglinë, me një mesatare prej një goli çdo 71 minuta.
Paraqitjet e tij para portës i siguruan Këpucën e Artë të Evropës, ndërsa Bayern Munichu fitoi dopietën Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, si dhe Superkupën. Ndërkohë, Anglia përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Botës, rezultati i saj më i mirë që nga triumfi në vitin 1966.
Këto paraqitje kanë bërë që shumë tifozë dhe analistë ta shohin Kanen si kandidatin kryesor për Topin e Artë të këtij viti. Megjithatë, ky qëndrim bie ndesh me atë të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka deklaruar se ai dhe Kylian Mbappe i Real Madridit janë lojtarët më të mirë në botë.
Kur u pyet për këto komente, Kane ruajti një ton respektues, duke theksuar se janë arritjet e tij në fushë, dhe jo komentet në media, ato që do të përcaktojnë nëse do ta fitojë apo jo Topin e Artë këtë vit.
“Unë nuk dua të flas shumë për veten. Flas në fushë. Secili është ndryshe. Lamine Yamal pati një sezon të shkëlqyer, po ashtu edhe Michael Olise. Topi i Artë nuk është në duart e mia”, tha anglezi./Telegrafi/





