Qeveria botërore e futbollit ka bërë një hap drejt riintegrimit të Rusisë në futbollin ndërkombëtar, pasi e ka përfshirë ekipin e saj të të rinjve në një turne të ri. Ky zhvillim shënon lehtësimin e parë të madh të qëndrimit ndaj Rusisë që prej vendosjes së ndalesës së gjerë në sport katër vite më parë.
Rusia është rikthyer zyrtarisht në futbollin ndërkombëtar në nivelin e të rinjve, pasi është përfshirë në shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës U-15 në Azerbajxhan.
E vendosur në një grup me gjashtë skuadra së bashku me Turqinë, Afganistanin, Xhibutin, Sierra Leonen dhe Sudanin, kjo përfaqëson lehtësimin e parë të sanksioneve sportive ndaj Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Megjithatë, ky lehtësim është rreptësisht i kufizuar në futbollin e moshave, pasi të 211 shoqatat anëtare morën ftesa zyrtare dhjetorin e kaluar.
Qeveria botërore e futbollit theksoi se formati i turneut, i cili zhvillohet në formën e një festivali, është krijuar në mënyrë të qëllimshme për të ngushtuar hendekun konkurrues mes shoqatave anëtare nga e gjithë bota.
Duke shpjeguar qëllimin kryesor të organizimit të këtij turneu pilot, FIFA deklaroi: “Kupa e Botës dhe Festivali FIFA U-15 adresojnë një sfidë themelore në futbollin ndërkombëtar: ofrimin e mundësive kuptimplota për gara për kombet për të cilat kualifikimi në garat e FIFA-s mbetet një sfidë e jashtëzakonshme”./Telegrafi/






