Maran publikon listën e Shqipërisë: Rikthehet Etrit Berisha pas dy vitesh, mungojnë emra të njohur

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Roland Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Në listën e publikuar, vëmendjen e tërheqin dy emra të rinj. Bëhet fjalë për mesfushorin Sabah Kerjota dhe mbrojtësin Samuele Sina, të cilët janë përfshirë në mesin e futbollistëve të ftuar nga Maran. Një […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Roland Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Në listën e publikuar, vëmendjen e tërheqin dy emra të rinj. Bëhet fjalë për mesfushorin Sabah Kerjota dhe mbrojtësin Samuele Sina, të cilët janë përfshirë në mesin e futbollistëve të ftuar nga Maran.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rikthimi i Etrit Berishës te Kombëtarja shqiptare. Portieri rikthehet në grumbullim pas rreth dy vitesh, duke u përfshirë sërish në listën e Shqipërisë.

Në anën tjetër, në këtë grumbullim mungojnë disa emra të njohur. Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Armando Broja nuk janë përfshirë në listën e publikuar nga përzgjedhësi italian.

Shqipëria do t’i zhvillojë katër ndeshjet e radhës brenda një periudhe të shkurtër. Kuqezinjtë fillimisht do të përballen me Bjellorusinë më 26 shtator, në shtëpi.

Më pas, Shqipëria do ta presë San Marinon më 29 shtator, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë për t’u përballur me Finlandën. Serinë e ndeshjeve e mbyll me një tjetër përballje ndaj San Marinos, më 6 tetor, këtë herë në transfertë.

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Luis Hasa, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Myrto Uzuni, Rey Manaj, Cristian Shpendi, Mirlind Daku.