Orlando Bloom ka tërhequr vëmendjen me fizikun e tij gjatë një dite relaksi në Spanjë.
Aktori 49-vjeçar u fotografua duke dalë nga deti pas një noti në plazhin La Concha, në prag të Festivalit të Filmit në San Sebastian.

Bloom shfaqi trupin e tonifikuar teksa ecte në breg me pantallona të shkurtra të zeza noti. Aktori dukej në formë ndërsa shijonte një not në mëngjes, përpara angazhimeve të tij në festival, shkruan DailyMail.
Në jetën personale, Orlando është baba i vajzës Daisy Dove, 6 vjeçe, të cilën e ka me ish-të fejuarën Katy Perry.
Ai ka gjithashtu djalin Flynn, 15 vjeç, nga martesa e mëparshme me modelen Miranda Kerr. Pas ndarjes nga Perry, Bloom i ka dhënë fund edhe lidhjes me modelen zvicerane Luisa Laemmel, 28 vjeçe.
Aktori ndodhet në Spanjë edhe për promovimin e projektit të tij të ri filmik, “Bucking Fastard”, me regji të Werner Herzog.
Filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në të luajnë edhe motrat Rooney dhe Kate Mara, të cilat interpretojnë binjaket Jean dhe Joan Holbrooke.
Werner Herzog do të nderohet me çmimin prestigjioz Donostia gjatë ceremonisë hapëse të Festivalit të San Sebastianit, i cili zhvillohet nga 18 deri më 26 shtator. /Telegrafi/





