Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27°C.
Do të fryjë erë nga juglindja, me shpejtësi 1–4 m/s. /Telegrafi/




