Labinot Tahiri i është bashkuar protestës në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë.
Këngëtari dhe ish-deputeti, përmes një lidhjeje live në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të organizohen edhe jashtë Kosovës.

“Ju lutem, nuk është koha e fushatave. Ju lutem të bëhemi bashkë. Unanimisht të bëhen protesta edhe në Perëndim edhe në Amerikë. Liri për çlirimtarët”, tha Tahiri.
Ai kërkoi gjithashtu mbështetjen e qytetarëve për katër ish-krerët e UÇK-së, duke u shprehur: “Na duhet mbështetja e juaj, ata janë vëllezërit e juaj”.
Thirrja e tij vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Në Prishtinë ndërkaq pas aktgjykimit janë zhvilluar protesta dhe tubime në mbështetje të ish-krerëve. /Telegrafi/





