Arbër Pajaziti takon përfaqësuesin e UNHCR-së në Serbi

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim përfaqësuesin e UNHCR në Serbi, Soufiane Adjali. Gjatë takimit është diskutuar për projektet konkrete dhe mundësitë e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës së Bujanocit. Pajaziti theksoi rëndësinë e partneritetit me organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar mbështetjen e tyre […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka pritur në takim përfaqësuesin e UNHCR në Serbi, Soufiane Adjali.

Gjatë takimit është diskutuar për projektet konkrete dhe mundësitë e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Pajaziti theksoi rëndësinë e partneritetit me organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar mbështetjen e tyre në zhvillimin e komunës dhe të gjithë rajonit të Luginës së Preshevës.

Sipas tij, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare mbetet një element i rëndësishëm për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve dhe avancimin e zhvillimit lokal. /BujanociNet/