Ndërsa ditët kalojnë, për banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit situata po shkon drejt një kolapsi të plotë logjistik e humanitar. Sot, kjo zonë po e zbardh ditën e pestë me radhë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit dhe djegies së shtyllave nga zjarret që përfshinë rajonin ditë më parë.
Mungesa e rrymës për pesë ditë me radhë ka paralizuar tërësisht jetën e fshatarëve. Ushqimet e dëmtuara, pamundësia për t’u furnizuar me ujë, si dhe shkëputja e kontaktit dhe linjave të komunikimit me pjesën tjetër të vendit e kanë kthyer përditshmërinë e këtyre familjeve në një sfidë të vërtetë mbijetese.
Ajo që e rëndon edhe më shumë gjendjen është ndjenja e thellë e braktisjes. Banorët e zonës shprehin mllef dhe zhgënjim të madh, duke u ndier të harruar e të injoruar nga institucionet kompetente. Deklaratat për sanim të shpejtë dhe premtimet për vendosjen e shtyllave të reja po përjetohen vetëm si fjalë boshe në letër, përderisa në terren realiteti mbetet i njëjtë – terr absolute.
Banorët pyesin me të drejtë: Deri kur do të trajtohet Malësia e Bujanocit si zonë e dorës së dytë? Sa ditë të tjera duhet të kalojnë në errësirë që të ndërmerren hapa konkretë dhe emergjentë për rikthimin e energjisë?
Kjo situatë kërkon reagim të menjëhershëm dhe pa asnjë vonesë nga ekipet e Elektrodistribucionit dhe autoritetet lokale. Banorët e Malësisë nuk kërkojnë lëmoshë, por shërbimin bazik elementar që u takon me ligj dhe me të drejtë njerëzore./BujanociNet/
Malësia e Bujanocit po e zbardh ditën e pestë pa energji elektrike: Banorët ndjehen të braktisur nga institucionet
Ndërsa ditët kalojnë, për banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit situata po shkon drejt një kolapsi të plotë logjistik e humanitar. Sot, kjo zonë po e zbardh ditën e pestë me radhë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit dhe djegies së shtyllave nga zjarret që përfshinë rajonin ditë më parë.Mungesa e rrymës për […]





