Kryetari i LPD në Bujanoc, Shqiprim Musliu, ka përkujtuar dëshmorin e kombit Berat Sinani në 25-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi publik, Musliu vlerësoi sakrificën dhe heroizmin e Berat Sinanit, duke theksuar se ai u flijua për lirinë e atdheut dhe mbetet pjesë e kujtesës historike të shqiptarëve.
Ai tha se amaneti i dëshmorëve vazhdon të mbetet udhërrëfyes në rrugën drejt ruajtjes së lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
“Lavdi Berat Sinanit! Lavdi dëshmorëve të atdheut!”, ka shkruar Musliu në mesazhin e tij përkujtimor. /BujanociNet/






