Situata me zjarret drejt vënies nën kontroll në Bujanoc: Pajaziti njofton nisjen e punimeve për rikthimin e rrymës në Malësi

Vendore

Situata me zjarret në territorin e Komunës së Bujanocit është drejt stabilizimit të plotë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti. Pas angazhimit maksimal të të gjitha ekipeve në terren, pjesa dërrmuese e vatrave është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e vetëm një vatre aktive të mbetur. Përveç përballjes me flakët, vëmendja […]

Madhësia e shkronjave

Situata me zjarret në territorin e Komunës së Bujanocit është drejt stabilizimit të plotë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti. Pas angazhimit maksimal të të gjitha ekipeve në terren, pjesa dërrmuese e vatrave është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e vetëm një vatre aktive të mbetur.

Përveç përballjes me flakët, vëmendja është përqendruar te sanimi i dëmeve në rrjetin elektrik. Kryetari Pajaziti konfirmoi se nga mëngjesi i nesërm, në bashkëpunim me Elektrodistribucionin, do të fillojë vendosja e 8 shtyllave të reja elektrike për të zëvendësuar ato që u dogjën nga zjarri, me qëllim rikthimin e furnizimit me energji për fshatrat e Malësisë së Bujanocit.
Megjithëse gjendja po shkon drejt normalizimit, Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme mbetet në mobilizim të plotë për të monitoruar terrenin.
Kryetari Pajaziti ka shprehur mirënjohje të veçantë për zjarrfikësit, punonjësit e Komunalisë, Seksionin e Pyjeve, shërbimet e rrugëve, si dhe për banorët vendas e vullnetarët që me guxim mbrojtën shtëpitë e tyre. Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë vatra të reja zjarri./BujanociNet/