Shqyrtohen raportet gjashtëmujore dhe çështje me rëndësi për qytetarët

Vendore

Është mbajtur sot seanca e XVIII e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku në fokus kryesor të rendit të ditës ishin raportet gjashtëmujore të punës së drejtorateve të ndryshme komunale, si dhe pika të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e punëve administrative e publike.Gjatë kësaj seance, anëtarët e Këshillit Komunal analizuan ecurinë e realizimit […]

Madhësia e shkronjave

Është mbajtur sot seanca e XVIII e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku në fokus kryesor të rendit të ditës ishin raportet gjashtëmujore të punës së drejtorateve të ndryshme komunale, si dhe pika të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e punëve administrative e publike.
Gjatë kësaj seance, anëtarët e Këshillit Komunal analizuan ecurinë e realizimit të projekteve, shpenzimin e buxhetit dhe angazhimin e sektorëve përkatës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Nga ekzekutivi komunal u ritheksua përkushtimi për të vazhduar me punë, përgjegjësi dhe transparencë në realizimin e detyrave dhe projekteve kapitale, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit./BujanociNet/