Zyrtare: Feronikeli ’74 transferon Gjelbrim Taipin

Sport

Feronikeli 74′ ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ghelbrim Taipi. Klubi nga Drenasi ka njoftuar se Taipi është tashmë pjesë e skuadrës, duke i shtuar ekipit përvojë, cilësi dhe lidership në repartin e mesfushës. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Xhelbrim Taipi është zyrtarisht pjesë e FC Feronikeli 74”, […]

Madhësia e shkronjave

Feronikeli 74′ ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Ghelbrim Taipi.

Klubi nga Drenasi ka njoftuar se Taipi është tashmë pjesë e skuadrës, duke i shtuar ekipit përvojë, cilësi dhe lidership në repartin e mesfushës.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Xhelbrim Taipi është zyrtarisht pjesë e FC Feronikeli 74”, thuhet në komunikatën e klubit.

Taipi vjen te Feronikeli 74′ pas një karriere të ndërtuar në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ku ka fituar përvojë të rëndësishme dhe ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Me ardhjen e tij, drejtuesit e klubit presin që mesfushori të sjellë stabilitet, organizim dhe karakter në fushë, duke u bërë një nga figurat udhëheqëse të ekipit në sezonin e ri.

Së fundmi Taipi ishte pjesë e klubit të Prishtinës./Telegrafi/