Sulmuesi Jasir Asani ka reaguar ashpër pasi përzgjedhësi i Shqipërisë Maran nuk e ftoi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Asani e ka nisur për mrekulli sezonin në Iran, megjithatë duket se niveli i ligës iraniane ka qenë shkaktare që Maran nuk e konsideroi fare si pjesë për planet e së ardhmes.
31-vjeçari nuk ka humbur kohë duke e “thumbuar” Maran përmes disa storieve në profilin e tij në Instagram.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkroi ai ndër të tjera.
Ndërkohë, pjesë e listës së Shqipërisë nuk ka qenë as Armando Broja i Burnleyt, me përzgjedhësi Maran që shtoi se ka diskutuar me lojtarin dhe ka qenë zgjedhje taktike.
Përndryshe, Shqipëria ndodhet në grupin C të Ligës së Kombeve në grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon./Telegrafi/






