Wayne Rooney kritikon spektaklin e finales së Kupës së Botës: Pjesa më e mirë ishte kur mbaroi

Magazina

Wayne Rooney nuk i kurseu kritikat për shfaqjen e pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si zhgënjyese gjatë një transmetimi live në BBC Sport. Ish-kapiteni i Anglisë tha me ironi se momenti i tij i preferuar ishte “kur mbaroi”, duke theksuar se spektakli nuk i përshtatej një […]

Madhësia e shkronjave

Wayne Rooney nuk i kurseu kritikat për shfaqjen e pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar atë si zhgënjyese gjatë një transmetimi live në BBC Sport.

Ish-kapiteni i Anglisë tha me ironi se momenti i tij i preferuar ishte “kur mbaroi”, duke theksuar se spektakli nuk i përshtatej një finaleje futbolli.

Në skenën e stadiumit MetLife në New Jersey performuan emra të mëdhenj si Madonna, Justin Bieber, Shakira, Burna Boy dhe BTS, në spektaklin e parë të organizuar ndonjëherë nga FIFA gjatë pushimit të finales së Kupës së Botës. Megjithatë, jo të gjithë e pritën mirë këtë risi, shkruan DailyMail.

“Më pëlqejnë shumë nga këta artistë, por sinqerisht mendova se ishte qesharake. Doja vetëm të rifillonte ndeshja”, u shpreh Rooney.

Ai shtoi se, pavarësisht se vlerëson artistë si Shakira, Justin Bieber dhe Burna Boy, performanca nuk arriti ta emociononte.

Edhe figura të tjera të njohura reaguan ndaj spektaklit. Liam Gallagher e krahasoi shfaqjen me “një udhëtim të keq”, ndërsa Sam Thompson tha se një finale e Kupës së Botës nuk kishte nevojë për një koncert në pushimin e pjesës së parë.

Nga ana tjetër, Roy Keane e cilësoi shfaqjen si “antiklimatike”, megjithëse pranoi se ishte kënaqësi të shihte Shakirën në skenë. /Telegrafi/