Shakira mahnit në finalen e Kupës së Botës, fansat nuk i besojnë moshës së saj

Magazina

Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey. Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen jo vetëm me performancën energjike, por edhe me paraqitjen e saj, e cila bëri që rrjetet sociale të shpërthenin në komente. Artistja […]

Madhësia e shkronjave

Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.

Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen jo vetëm me performancën energjike, por edhe me paraqitjen e saj, e cila bëri që rrjetet sociale të shpërthenin në komente.

Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum skenik në ngjyrë të verdhë dhe rozë, që theksonte fizikun e saj në formë, ndërsa interpretoi hitin e saj “Dai Dai” e shoqëruar nga një grup valltarësh, shkruan DailyMail.

Energjia dhe pamja e saj lanë të habitur miliona shikues që ndoqën finalen.

Në platformën X, shumë fansa reaguan të surprizuar pasi mësuan moshën e këngëtares.

“Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket”.

Përveç Shakirës, spektakli i finales solli në skenë edhe emra të mëdhenj si Justin Bieber, Madonna dhe BTS, ndërsa ceremonia e mbylljes përfshiu performanca nga Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.

Në tribunat VIP ishin gjithashtu të pranishëm Tom Cruise, Kylie Jenner, Timothee Chalamet, Matt Damon dhe shumë figura të tjera të njohura. /Telegrafi/