Aktivistja suedeze Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë pro-palestinezë kritikuan muzikantin britanik Ed Sheeran pasi reperi Macklemore u hoq nga turneu i tij për shkak të paraqitjeve të tij publike në mbështetje të palestinezëve.
Sheeran mohoi se ai personalisht mori vendimin për ta larguar Macklemore nga turneu, duke deklaruar se organizatori ishte përgjegjës për vendimin. Megjithatë, disa interpretues që supozohej të performonin si mbështetës në turneun e tij më pas njoftuan se po tërhiqeshin nga pjesëmarrja.

“Ede, ka vetëm një viktimë këtu – populli palestinez”, tha Thunberg së bashku me grupin aktivist Humanity Project në një postim në Instagram.
Sheeran më parë theksoi në njoftimin e tij se vendimi nuk ishte i tiji, por se ishte marrë nga promotorët. Siç deklaroi ai, disa promotorë dhe organizatorë të eventeve “njoftuan se do të anulojnë koncertet nëse ai vazhdon të mbështesë” Macklemore.
Finneas, një muzikant i njohur për bashkëpunimin e tij me motrën e tij, këngëtaren Billie Eilish, pastaj interpretuesit irlandezë Aaron Rowe dhe Beoga dhe muzikanti danez Lukas Graham njoftuan se po largohen nga turneu i Sheeran të quajtur “Loop Tour”.
Një postim i ndarë nga Thunberg tha se ishte një “shenjë e qartë dhe e pamohueshme se vetëdija globale ka ndryshuar”.
“Normalizimi i shtetit të aparteidit, si dhe përpjekjet për të mbuluar ose justifikuar veprimet e tij, nuk do të tolerohen më”, thuhet në njoftim.
Macklemore hapi koncertin e Sheeran në stadiumin MetLife në New Jersey në fillim të këtij muaji. Gjatë performancës, ai bërtiti “Liri për Palestinën” dhe u tha palestinezëve se “ata nuk janë harruar”. /Telegrafi/





