Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë

Nacionale

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në reagimin e saj, Ambasada e ka cilësuar vendimin si “thellësisht zhgënjyes” dhe ka shprehur solidaritet me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së. Ambasada deklaron se […]

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin e saj, Ambasada e ka cilësuar vendimin si “thellësisht zhgënjyes” dhe ka shprehur solidaritet me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ambasada deklaron se beson që aktgjykimi mund të ndryshohet në shkallën e apelit.

Në të njëjtën kohë, për shkak të zhvillimeve pas vendimit, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve”, thuhet në reagim.

Ambasada gjithashtu u ka bërë thirrje protestuesve të respektojnë rregullat dhe kushtet e lejes së protestës të dhënë nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë Holandën si shtet mik. /Telegrafi/