Arsenali përfiton miliona nga FIFA

Sport

Arsenali pritet të përfitojë mbi katër milionë funte kompensim nga FIFA, pasi William Saliba pësoi një lëndim të rëndë në shpinë gjatë përfaqësimit të Francës në Kupën e Botës 2026. Qendërmbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash në humbjen e Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale dhe pritet të mungojë nga katër […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali pritet të përfitojë mbi katër milionë funte kompensim nga FIFA, pasi William Saliba pësoi një lëndim të rëndë në shpinë gjatë përfaqësimit të Francës në Kupën e Botës 2026.

Qendërmbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash në humbjen e Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinale dhe pritet të mungojë nga katër deri në pesë muaj.

Sipas raportimeve, Saliba kishte luajtur me dhimbje në shpinë që nga muaji mars, por gjendja e tij u përkeqësua gjatë ndeshjes ndaj Spanjës, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lojës.

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, deklaroi se dhimbjet e mbrojtësit ishin bërë “të padurueshme”, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale mbetet një mundësi. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret pasi stafi mjekësor i Arsenalit të kryejë vlerësimet shtesë.

Sipas Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, klubet kanë të drejtë të marrin kompensim kur një futbollist lëndohet gjatë angazhimeve me kombëtaren dhe mbetet jashtë fushave për të paktën 28 ditë radhazi.

Me Saliban që raportohet se përfiton rreth 250 mijë funte në javë, Arsenali pritet të arkëtojë më shumë se katër milionë funte për të mbuluar një pjesë të pagës së tij gjatë periudhës së mungesës.

Lëndimi përbën një goditje të madhe për trajnerin Mikel Arteta para fillimit të sezonit të ri, pasi qendërmbrojtësi francez pritet të humbasë muajt e parë të edicionit.

Saliba ishte një nga lojtarët kyç në sezonin kur Arsenali fitoi titullin në Ligën Premier, duke regjistruar 50 paraqitje në të gjitha garat, pavarësisht se kishte luajtur për muaj të tërë me problemet në shpinë./Telegrafi/