Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

Magazina

Këngëtari holandez, Ben Saunders, fituesi i sezonit të parë të The Voice of Holland, është gjetur i vdekur më 15 shtator në liqenin Rijkerswoerdse Plassen, pranë Arnhem-it në Holandë. Trupi i Saunders u gjet rreth orës 13:20 pas një operacioni kërkimi në zonën e notit. Familja e tij konfirmoi vdekjen më vonë gjatë mbrëmjes. Policia […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari holandez, Ben Saunders, fituesi i sezonit të parë të The Voice of Holland, është gjetur i vdekur më 15 shtator në liqenin Rijkerswoerdse Plassen, pranë Arnhem-it në Holandë.

Trupi i Saunders u gjet rreth orës 13:20 pas një operacioni kërkimi në zonën e notit.

Familja e tij konfirmoi vdekjen më vonë gjatë mbrëmjes.

Policia ka deklaruar se nuk dyshohet për ndonjë veprim kriminal, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë publik.

Ben Saunders u bë i njohur në vitin 2011, kur fitoi sezonin e parë të The Voice of Holland.

Kënga e tij debutuese “Kill for a Broken Heart” dhe albumi “You Thought You Knew Me by Now” arritën në krye të klasifikimeve muzikore holandeze.

I njohur edhe me nofkën “Tattoo Ben”, Saunders e ndërthurte muzikën me profesionin e tatuazhistit në Arnhem.

Vëllai i tij, Dean Saunders, dha lajmin përmes Instagramit, derisa figura të tjera të muzikës, përfshirë ish-trajnerin e tij Marco Borsato, shprehën ngushëllimet për familjen. /Telegrafi/