Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon sot protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë. Kjo protestë mbahet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon sot protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Kjo protestë mbahet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth protestës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në ora 12:00 e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës – UÇK-së, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që tregojnë kujdes e maturi, të mos hedhin mjete të forta dhe të mos bartin maska.