Atmosfera përmes fotografive para nisjes së protestës në shesh

Nacionale

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i protestës së nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në shesh shihen flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër institucioneve. Ndërkaq, organizatorët pritet […]

Madhësia e shkronjave

Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i protestës së nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shesh shihen flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër institucioneve.

Ndërkaq, organizatorët pritet t’u drejtohen të pranishmëve pas fillimit të protestës në orën 12:00.

Ndryshe, protesta organizohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Telegrafi/