Policia në Gjilan shqipton mbi 1,400 gjoba në trafik brenda një jave

Rajon

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1,422 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 11–17 shtator 2026. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjobat janë shqiptuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe, […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1,422 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 11–17 shtator 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjobat janë shqiptuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar edhe 15 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 10 aksidente me persona të lënduar.

Në kuadër të aktiviteteve në trafik, janë shqiptuar edhe 32 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, ndërsa ndaj 54 drejtuesve të mjeteve motorike është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të kontribuar në rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia ka theksuar se do të ketë “zero tolerancë” ndaj drejtuesve të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme që bien ndesh me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. /Telegrafi/