“Ti e din” rikthen mjaft bukur me projekt të ri këngëtarin Vali

Magazina

Ata që e ndjekin dhe e duan zërin e tij është dashur të presin 4 vjet për një projekt të ri nga këngëtari Valentin Kuqi Vali. “Ti e din” quhet kënga më e re nga Vali por që e rikthen fuqishëm dhe bukur atë me këtë projekt të finalizuar edhe me klip. Për teksin dhe […]

Madhësia e shkronjave

Ata që e ndjekin dhe e duan zërin e tij është dashur të presin 4 vjet për një projekt të ri nga këngëtari Valentin Kuqi Vali.

“Ti e din” quhet kënga më e re nga Vali por që e rikthen fuqishëm dhe bukur atë me këtë projekt të finalizuar edhe me klip.

Për teksin dhe muzikën e kësaj këngë që duket në fillim si një baladë por më pas vjen me shpërthim dhe me një ritëm të bukur, ka menduar artisti tjetër Hekuran Krasniqi realizuar çdo gjë te studio By Heki.

Artisti shqiptar i cili jeton dhe vepron në Diasporë megjithëse rrallë sjell klipe ai është mjaft i kërkuar dhe angazhuar në mbrëmjet e shumta muzikore dhe në gëzimet familjare.

Tashmë Vali ka edhe kanalin e tij zyrtar ku do të lansojë gjithmonë projektet e tij muzikore.

Shumë shpejt ai ka gati edhe dy potpuri muzikore njëra vetëm e tjetra do të vijë me kolegen e tij Shemsie Gashi Deri atëherë ne ju ftojmë të shijoni e dëgjoni projektin e ti të sapo publikuar “Ti e din” që e keni në linkun më poshtë. /Telegrafi/