Justin Bieber dhe Hailey festojnë përvjetorin e tetë të martesës

Magazina

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, kanë festuar tetëvjetorin e martesës, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga momentet e tyre së bashku. Justin publikoi në Instagram disa foto ku çifti shfaqet i buzëqeshur, duke pozuar për selfie, ndërsa më pas ndau edhe momente nga një darkë romantike dhe një lojë bilardoje. Krahas […]

Madhësia e shkronjave

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, kanë festuar tetëvjetorin e martesës, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga momentet e tyre së bashku.

Justin publikoi në Instagram disa foto ku çifti shfaqet i buzëqeshur, duke pozuar për selfie, ndërsa më pas ndau edhe momente nga një darkë romantike dhe një lojë bilardoje.

Krahas postimit, këngëtari shkroi: “8 vite drejt pafundësisë. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”.

Hailey, nga ana e saj, publikoi fotografitë në Instagram, duke shkruar shkurt: “8 vite”.

Çifti e bëri lidhjen publike në vitin 2016, derisa pas një ndarjeje u rikthyen bashkë në qershor të vitit 2018.

Ata u martuan më 13 shtator 2018 në një ceremoni civile në New York, gjersa një vit më vonë organizuan një tjetër ceremoni martesore në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë familjarë dhe miq.

Sot, Justin dhe Hailey janë prindër të një djali, Jack Blues, i cili është dy vjeç. /Telegrafi/