Të paktën 12 persona janë qëlluar me armë në një festival në shtetin amerikan të Ohios, në atë që policia beson se ishte një përleshje me armë midis disa personave.
Oficerët janë ende në kërkim të të dyshuarve dhe dy nga viktimat thuhet se janë në gjendje kritike pas incidentit në Toledo.

Zëvendësshefi i policisë së qytetit, Joe Heffernan, deklaroi se të paktën dy persona ishin të përfshirë dhe “ndoshta po qëllonin njëri-tjetrin”.
Ndryshe, vendi ka mbajtur festivalin e tij vjetor të Old West End, një ngjarje dy-ditore me muzikë live, ushqim dhe atraksione të tjera.
Guvernatori Mike DeWine, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” dhe lutej për të plagosurit.
“Festivalet verore duhet të jenë hapësira të sigurta për familjet që të kalojnë kohë së bashku pa frikën e dhunës”, deklaroi DeWine. /Telegrafi/





