Simon Cowell pranon gabimin ndaj Susan Boyle: Ishim të tmerrshëm në atë audicion

Magazina

Simon Cowell ka folur hapur për mënyrën se si ai, Amanda Holden dhe Piers Morgan reaguan ndaj Susan Boyle gjatë audicionit të saj legjendar në Britain’s Got Talent në vitin 2009. Producenti dhe gjyqtari i njohur e quajti sjelljen e tyre “të pahijshme” dhe pranoi se ai moment ishte një “thirrje zgjimi” për të gjithë […]

Madhësia e shkronjave

Simon Cowell ka folur hapur për mënyrën se si ai, Amanda Holden dhe Piers Morgan reaguan ndaj Susan Boyle gjatë audicionit të saj legjendar në Britain’s Got Talent në vitin 2009.

Producenti dhe gjyqtari i njohur e quajti sjelljen e tyre “të pahijshme” dhe pranoi se ai moment ishte një “thirrje zgjimi” për të gjithë panelin.

Në një intervistë të fundit, Cowell tha se kur e sheh sot atë audicion, ndien sikur ata e kishin paragjykuar Susan vetëm nga pamja e jashtme, shkruan DailyMail.

Ai tregoi se kujton ende reagimet dhe shikimet mes tij dhe Piers Morgan para performancës së saj, duke shtuar se publiku kuptoi shumë shpejt sa gabim kishin qenë.

Susan Boyle u bë fenomen botëror pasi interpretoi këngën “I Dreamed A Dream” dhe mahniti jurinë dhe publikun, duke kthyer një nga audicionet më ikonike në historinë e televizioneve talent-show.

Edhe vetë Susan kishte folur më herët për atë përvojë, duke thënë se ishte ndjerë e paragjykuar dhe sikur njerëzit po talleshin me pamjen dhe stilin e saj.

Pavarësisht asaj eksperience, karriera e saj mori përmasa globale. Këngëtarja ka shitur miliona albume, ka ndërtuar një pasuri të madhe dhe vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe rrjete sociale. /Telegrafi/