CEO i OpenAI, Sam Altman, ka ndarë një reflektim personal mbi kontrastin mes ditëve të ngarkuara në punë dhe momenteve që kalon me fëmijët e tij.
Në një postim në X, Altman tregoi se dita e tij e punës përfundon me telefonata dhe vendime me shumë përgjegjësi, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, kur kthehet në shtëpi, përballet me dashurinë dhe gëzimin e pastër të fëmijëve të vegjël.

Ai tha se fëmijët duan të qeshin, të luajnë dhe t’i tregojnë çdo gjë të re që kanë zbuluar gjatë ditës.
Altman e përshkroi këtë kontrast mes presionit të punës dhe gëzimit familjar si “gjënë më të çuditshme dhe më të bukur” që ka përjetuar në jetë.
Postimi mori reagime të shumta në rrjetet sociale.
Disa përdorues e cilësuan këtë përvojë si një nga dhuratat më të bukura të jetës, ndërsa të tjerë theksuan se fëmijët janë një bekim.
Një komentues e përshkroi këtë moment si një mënyrë të veçantë për t’u shkëputur nga presioni dhe realiteti i ngarkuar i përditshmërisë. /Telegrafi/





