Një gjyqtar portugez do të ndajë drejtësinë në Kosovë–Austri

Sport

Gjyqtari portugez António Nobre do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve. Nobre, i cili është pjesë e elitës së arbitrimit në Portugali, ka përvojë edhe në garat evropiane të UEFA-s, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Gjyqtari portugez António Nobre do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nobre, i cili është pjesë e elitës së arbitrimit në Portugali, ka përvojë edhe në garat evropiane të UEFA-s, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Ai ka drejtuar edhe ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare të kombëtareve. Në vitin 2025, ai ishte arbitër kryesor në përballjen Francë–Irlandë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Nobre do të ketë një ekip tërësisht portugez në “Fadil Vokrri”. Asistentët e tij do të jenë Nelson Pereira dhe Paulo Brás, ndërsa Miguel Nogueira është caktuar gjyqtar i katërt.

Në VAR do të jenë po ashtu portugezët André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo. Kështu, UEFA ka caktuar një ekip të plotë nga Portugalia për sfidën Kosovë–Austri. /Telegrafi/