Me ardhjen e vjeshtës, fillojnë përgatitjet e turshive për dimër.
Specat e mbushur me lakër janë një nga shoqërueset më të shijshme të vakteve dhe përgatiten me pak përbërës.
Lani specat, hiqni bishtat dhe farat, ndërsa lakrën grijeni imët. Shtoni kripë dhe përziejeni mirë që lakra të zbutet. Pas pak, kullojeni nga lëngu i tepërt.
Mbushni specat me lakër dhe lërini të pushojnë për rreth dy orë.
Ndërkohë, në një tenxhere përzieni ujin, uthullën, 150 gramë kripë dhe sheqerin. Vendosini specat në kavanoza, shtoni gjethe selinoje dhe kokrra piperi, më pas mbulojini me lëngun e përgatitur.
Vendosini kavanozat në furrë në 90 gradë Celsius për rreth 90 minuta, në mënyrë që të pasterizohen. Më pas lërini të ftohen plotësisht.
Kjo sasi është e mjaftueshme për rreth tre deri në katër kavanoza të vegjël dhe specat mund të ruhen gjatë gjithë dimrit. /Telegrafi/





