Një banor i Maryland fitoi 50 mijë dollarë në lotari, pasi luajti me kodin postar që kishte kur jetonte në New York.
Burri përdori numrat 11694, kodi postar i zonës Queens ku kishte jetuar më parë, për short.

Biletën ia bleu gruaja në një pikë shitjeje në Columbia.
Kur kontrolloi rezultatet më vonë atë mbrëmje, ai u habit kur pa se kishte fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh.
Çifti tha se paratë do t’i përdorin për të blerë goma të reja për makinën e gruas dhe për të financuar një pushim vitin e ardhshëm. /Telegrafi/





