BMW M prodhon veturën e një miliontë, M3 elektrike po vjen

Teknologji

BMW M shënon një moment historik duke prodhuar automjetin e saj të një miliontë, një BMW M3 speciale në ngjyrën Fire Orange III, në fabrikën e Mynihut. Por lajmi më i madh është ai që vjen më pas. M3-ja e ardhshme do të jetë tërësisht elektrike dhe do të prodhohet në Mynih nga viti 2027. […]

Madhësia e shkronjave

BMW M shënon një moment historik duke prodhuar automjetin e saj të një miliontë, një BMW M3 speciale në ngjyrën Fire Orange III, në fabrikën e Mynihut.

Por lajmi më i madh është ai që vjen më pas.

M3-ja e ardhshme do të jetë tërësisht elektrike dhe do të prodhohet në Mynih nga viti 2027.

Fabrika do të transformohet për prodhimin e modeleve elektrike, me një investim prej rreth 650 milionë eurosh.

M3-ja elektrike do të jetë modeli i parë me performancë të lartë i BMW M që do të përdorë teknologjinë e re Neue Klasse. /Telegrafi/