Nëna që dikur e ndalonte djalin nga lojërat, sot është “gamere” e famshme

Life/Bizare

Një grua 60-vjeçare nga Kina jugore është bërë e famshme në rrjetet sociale si ‘streamere’ e lojërave online. Zhong Juanjuan, e njohur si “Auntie Juan”, nisi të luante videolojëra në vitin 2020 dhe sot tërheq mijëra shikues në transmetimet e saj. Zhong jeton në Meizhou, në provincën Guangdong. Ajo ka përfunduar vetëm shkollën fillore dhe […]

Madhësia e shkronjave

Një grua 60-vjeçare nga Kina jugore është bërë e famshme në rrjetet sociale si ‘streamere’ e lojërave online.

Zhong Juanjuan, e njohur si “Auntie Juan”, nisi të luante videolojëra në vitin 2020 dhe sot tërheq mijëra shikues në transmetimet e saj.

Zhong jeton në Meizhou, në provincën Guangdong.

Ajo ka përfunduar vetëm shkollën fillore dhe gjatë jetës ka punuar në profesione të ndryshme, ndërsa rreth 10 vite më parë doli në pension.

Interesimi i saj për lojërat nisi pasi pa djalin e saj, Suode, duke kaluar shumë kohë duke luajtur.

Kjo ishte veçanërisht ironike, pasi rreth 20 vite më parë ajo e kishte tërhequr djalin nga internet-kafetë, sepse lojërat po ndikonin në rezultatet e tij në shkollë.

Në fillim, Zhong e kishte të vështirë të luante.

Shikimi i saj ishte dobësuar dhe reagimet nuk ishin të shpejta. Djali i saj e ndihmoi të mësonte, ndërsa ajo vazhdoi të praktikonte pa u dorëzuar.

Në vitin 2022 nisi të transmetonte lojërat e saj live. Me kalimin e kohës, ajo u bë gjithnjë e më e aftë dhe fitoi një numër të madh ndjekësish, pavarësisht se përdorte pajisje të thjeshta.

Zhong ka luajtur më shumë se 8,000 orë, kryesisht lojëra me qitje. Fama e saj u rrit edhe më shumë në dhjetor 2024, kur u ftua të merrte pjesë në një ndeshje ekspozuese të Counter-Strike: Global Offensive.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen për rrugëtimin e pazakontë: nga një nënë që dikur shqetësohej për varësinë e djalit nga lojërat, në një 60-vjeçare që sot është vetë një yll i lojërave online. /Telegrafi/