SHBA dhe Ekuadori operacion të përbashkët, godasin grupin e një karteli droge meksikan

Bota

Forcat amerikane, në bashkëpunim me autoritetet ekuadoriane dhe DEA-n, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një grupi të dyshuar si degë lokale e kartelit meksikan Jalisco New Generation Cartel (CJNG). Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, gjatë operacionit të zhvilluar në disa qytete u arrestuan më shumë se 30 shtetas ekuadorianë, të […]

Madhësia e shkronjave

Forcat amerikane, në bashkëpunim me autoritetet ekuadoriane dhe DEA-n, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një grupi të dyshuar si degë lokale e kartelit meksikan Jalisco New Generation Cartel (CJNG).

Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, gjatë operacionit të zhvilluar në disa qytete u arrestuan më shumë se 30 shtetas ekuadorianë, të dyshuar për lidhje me kartelin.

Në aksion morën pjesë rreth 320 policë ekuadorianë dhe 50 pjesëtarë të Komandës Jugore të SHBA-së.

Autoritetet dyshojnë se grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia drejt destinacioneve ndërkombëtare, duke përdorur portet në jugperëndim të Ekuadorit.

Ekuadori, një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka intensifikuar bashkëpunimin me Uashingtonin në luftën kundër krimit të organizuar.

Vendi është shndërruar vitet e fundit në një nga rrugët kryesore të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut, ndërsa grupet kriminale lokale kanë krijuar lidhje me kartele të fuqishme meksikane dhe kolumbiane. /Telegrafi/