Mbështetja e inteligjencës nga grupe kineze ka ndihmuar Iranin të përmirësojë aftësinë për të gjurmuar dhe goditur anijet dhe bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se imazhet satelitore dhe të dhënat gjeohapësinore të siguruara nga grupe kineze e ndihmuan Iranin të kryente një sulm të saktë në korrik ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë, shkruan cnn.
Sipas vlerësimeve amerikane, këto të dhëna kanë përmirësuar gjithashtu aftësinë e Iranit për të gjurmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të rritur efektivitetin e sulmeve me dronë dhe raketa.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë thonë se ende nuk është e qartë shkalla e përfshirjes së Kinës. Nuk dihet nëse Pekini ka urdhëruar drejtpërdrejt ofrimin e kësaj mbështetjeje apo nëse thjesht ka lejuar që ajo të ofrohet nga grupe ose kompani kineze.
Sipas të njëjtave vlerësime, edhe Rusia i ka ofruar ndihmë Iranit, ndërsa përvoja e forcave iraniane në fushëbetejë ka kontribuar më tej në përmirësimin e aftësive të tyre për përdorimin e dronëve dhe raketave.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje të plota për mënyrën se si është siguruar informacioni nga grupet kineze, ndërsa shkalla e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Teheranit mbetet objekt vlerësimi nga inteligjenca amerikane. Inteligjenca kineze ndihmoi Iranin të përmirësojë goditjet ndaj bazave dhe anijeve amerikane. /Telegrafi/






