Florence Pugh tërhoqi vëmendjen në Londër me një veshje të veçantë nga Dior, teksa mori pjesë në eventin promovues të serialit të ri East of Eden.
Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një fustan-xhaketë të pazakontë, të cilin e kishte veshur mbi një këmishë të bardhë me jakë të lartë.
Pamjen e plotësoi me një palë këpucë me taka në ngjyrë rozë të çelët, ndërsa flokët i kishte mbledhur me një fjongo të zezë. Ajo zgjodhi gjithashtu disa bizhuteri nga Bvlgari, shkruan DailyMail.

Pugh ishte e shoqëruar nga aktorët Christopher Abbott dhe Mike Faist, si dhe nga regjisorja Zoe Kazan.
Seriali East of Eden, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të John Steinbeck, do të shfaqet për herë të parë më 1 tetor. Në të, Pugh luan Cathy Ames, një personazh kompleks dhe intrigues, e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Abbott.
Zoe Kazan, e cila ka drejtuar serialin, ka folur me vlerësim për zgjedhjen e Florence Pugh në rolin kryesor.
Ajo ka thënë se nuk kishte menduar për një tjetër aktore për Cathy-n dhe se Pugh ishte zgjedhja e duhur për personazhin. Kazan ka vlerësuar gjithashtu përkushtimin e saj gjatë pesë muajve të xhirimeve.
Vetë Pugh ka treguar se ishte një përvojë sfiduese dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për të rikthyer këtë personazh përpara një brezi të ri shikuesish.
East of Eden vjen në një periudhë të ngarkuar për aktoren, e cila është përfolur së fundmi edhe për rolin e Moneypenny në një spin-off të James Bond.
Sipas raportimeve, ajo mund të përfitojë 10 milionë paund (rreth 11.5 milionë euro) nga ky projekt. /Telegrafi/





